Ambasadorja turke viziton Komandën e FSK-së

Zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore gjeneral brigade Gëzim Hazrolli ka pritur në vizitë ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Kivilcim Kiliç.-75777Ai e ka falënderuar për mbështetjen që Republika e Turqisë po jep për Kosovën dhe në veçanti për FSK-në, përmes shkollimit të kadetëve dhe trajnimeve të ndryshme që realizohen në Turqi si dhe të atyre që mundësohen në Kosovë përmes ekipeve mobile të instruktorëve.

Me këtë rast, sipas komunikatës së Ministrisë për FSK-në, gjenerali e ka njoftuar ambasadoren me zhvillimet dhe me arritjet e përgjithshme të FSK-së, ndërsa është diskutuar edhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e shkollimit, ushtrimeve dhe trajnimeve të ndryshme.

Ambasadorja ka shprehur gatishmërinë e vendit të saj për thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Në takim kanë marrë pjesë edhe rreshter majori i Komandës së Forcave Tokësore Fetah Zejnullahu, atasheu ushtarak i Turqisë në Kosovë nënkolonel Necdet Ozdemir si dhe koloneli Omer Turgut.

Shekulli Agency