“5 vite në detyrë me një ‘mantel prej zjarri”

Görmez duke ndryshuar mentalitetin e shërbimeve fetare në Kryesinë e Çështjeve Fetare të Turqisë bëri të mundur që ky institucion të mos merret vetëm me problemet fetare në Turqisë, por në të gjithë botën Islame.

Mehmet-GörmezAYNUR EKİZ- Prof. Dr. Mehmet Görmez i cili ka arritur të ngrejë Kryesinë e Çështjeve Fetarë të Turqisë në rang global në kontekstin e vizionit botërorë të Turqisë ka arritur të tërheqë vëmendjen e publikut në mbarë botën.

Görmez duke ndryshuar mentalitetin e shërbimeve fetare është orientuar drejt zgjidhjes së problemeve jo vetëm të Turqisë, por të gjithë botës Islame, madje edhe të gjithë njerëzimit. Gjatë kryesimit të tij Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë ka zhvilluar shumë konferenca dhe mbledhje ndërkombëtare ku janë diskutuar problemet e botës Islame dhe janë kërkuar rrugët e zgjedhjes së tyre. Ndryshe nga e kaluara hapat e hedhur nga Görmez lidhen drejtpërdrejt me të postin e tij më parë si drejtor i marrëdhënieve me jashtë në këtë institucion dhe përvoja e tij shumë vjeçare ndërkombëtare.

– Në rininë e tij ishte një emër model-

Gözrmez lindi më 1 qershor të vitit 1959 në Çanakçı të qytezës Nizip në Gaziantep. Ai mbaroi studimet e shkollës fillore në Nizip dhe më pas atë të tetëvjeçares në Gaziantep. Me moralin e lartë dhe zërin e bukur në këndimin e Kur’an-it Görmez ishte një model për më të vegjlit në moshën e rinisë së tij.

Një nga personat që e ka njohur Görmezin që në moshë të vogël është edhe Abulhamit Gül, aktualisht Sekretar i AK Parti-së dhe deputet i kësaj partie në Gaziantep. Gül në vlerësimin për Görmez thotë se i kujtohet shumë mirë rinia e tij dhe se për nga leximi i Kur’an-it kishte një zë të mrekullueshëm dhe se e krahasonte shpesh me lexuesin e famshëm të Kur’an-it nga Egjipti, Abdussamed.

Gül thotë se gjatë studimeve të tij në Fakultetin e Juridikut në Ankara ka marrë pjesë në ligjëratat e Görmez dhe se është ndikuar shumë prej tyre. “Ai është një njeri më një kapacitet shumë të lartë diturie, morali dhe urtësie. Në një farë mënyre me diturinë e tij bashkëkohore ai është si një nga bijtë e Imam Hanefi” shton ai në fjalët e tij.

– Një sukses që është vërejtur që në vitet e shkollës-

Görmez dallohet me suksesin dhe zellin e madh për të punuar që nga vitet e tij të shkollës. Ai mbaroi studimet në Fakultetin e Teologjisë në Ankara në vitin 1993

Një nga profesorët e tij në këtë universitet, Prof. Dr. Sait Yazıcıoğlu e cilëson atë si “një akademik dhe një autoritet të fushës”.

– “Ka një temë doktorature që ka bërë bujë në fushën e saj”-

Görmez në vitin 1990 filloi studimet e doktoraturës dhe në 1995-ën ai i përfundoi këto studime me mbrojtjen e temës “Problemet e metodologjisë në komentimin dhe kuptimin e haditheve”. Cilësia e Görmez është vënë re edhe nga pjesëmarrja e tij në gara dhe konkurse të shumta. Me punimin e doktoraturës ai ka marrë çmim të parë në vitin 1996 nga Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë.

Një nga emrat të cilët kanë qenë edhe në jurinë e këtij komisioni që e kanë vlerësuar me çmim të parë është edhe ish-kryetarit të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë Prof. Dr. Ali Bardakoğlu. Në lidhje me Görmez Bardakoğlu shprehet duke thënë se “ai ishte një njeri me kapacitet të lartë diturie dhe se në lidhje me punimin e doktoraturës së tij ai e cilëson atë si një temë që ka bërë bujë në fushën e saj”.

Paraardhësi i Görmez, Bardakoğlu në vazhdim tha: “Un besoj se Kryetari i jonë do të çojë përpara shërbimet inovative që ka nisur. Besoj që ky institucion do të përparojë drejt përfaqësimit dhe autoritetit në fushën e vet. Lutjet e mija janë gjithmonë me të”.

– “Nga një klerik fetarë i emëruar në një klerik vullnetarë”-

Görmez i cili e quan si një “veshje prej zjarri” marrjen e detyrës si kryetarë i Çështjeve Fetare të Turqisë edhi në këtë post më 11 nëntor të vitit 2010. Ai e mori këtë detyrë nga Prof. Dr. Ali Bardakoğlu.

Menjëherë pas ardhjes në detyrë Görmez tërhoqi vëmendjen me praktikat ndryshe nga ato të mëparshmet. Ai e ndryshoi krejtësisht konceptin e shërbimeve fetare. Duke ofruar dhe hedhur në praktikë një ide që afron fenë dhe jetën e përditshme Görmez bëri që xhamitë të kthehen në qendra sociale duke i mbajtur ato të hapura gjatë gjithë ditës. Ai bëri ndryshime të nevojshme edhe për njerëzit me aftësi të kufizuar si dhe përmirësoi kushtet e vendeve ku faleshin femrat në xhami.

Görmez njëkohësisht i kushtoi një rëndësi shumë të veçantë faltoreve në kampuset universitare ku në saj të një projekti “të mos mbetet kampus pa faltore” ai emëroi nëpunës të cilët kishin përfunduar të paktën masterin ose doktoraturën në studimet teologjike.

Krahas këtyre shërbimeve Görmez nuk la mënjanë as spitalet dhe burgjet ku me anë të projekteve të veçanta dërgoi shërbimin e fesë edhe në këto institucione.

– Jo vetëm me problemet e Turqisë, por me të gjithë botën Islame-

Görmez duke ndryshuar mentalitetin e shërbimeve fetare në Kryesinë e Çështjeve Fetare të Turqisë bëri të mundur që ky institucion të mos merret vetëm me problemet fetare në Turqisë, por në të gjithë botën Islame.

Për herë të parë Kryesia e Çështjeve Fetare e Turqisë mori një iniciativë me qellim rritjen e dialogut për të sjellë paqe dhe qetësi në vend të luftërave, kaosit dhe terrorit në vendet si Iraku dhe Siria. Në këtë kuadër u formua një grup i cili u emërtua si “Grupi i Kontaktit të Përhershëm”.

Gazetari dhe analisti i njohur Ahmet Taşgetiren e cilëson Görmezin si një “Person dhe besimtarë të mirë si dhe një dijetarë që e jeton Islamin me të gjitha bukuritë e tij”.

Taşgetiren e cilëson Görmezin si një person i cili e ka dërguar institucionin që ai dërgon një stad tjetër dhe se aktualisht ky institucion shërben në të gjithë hapësirën gjeografike ku jetojnë muslimanët. Këto janë projekte të cilat përsa kohë që zgjerohen do të jenë të dobishme si për botën Islame ashtu edhe për Turqinë.

Duke theksuar se Görmez në arenën ndërkombëtare përpiqet dhe kujdeset që të trajtojë dhe të nxjerrë një Islamë në klimën e mëshirës Taşgetiren në vazhdim tha: “Në lidhje me sulmet në Paris Görmez dha mesazhe të menjëhershme dhe duke u bazuar në faktin që një musliman është kundër terrorit dhe dhunës. Këto janë gjëra shumë të rëndësishme. Mendoj që edhe ai personalisht i shkon shumë këtij posti dhe është duke e kryer atë me shumë përkushtim”.

– Një zë i fuqishëm kundër DAESH-it-

Pas marrjes së postit të kryetarit të Çështjeve Fetare, Görmez është përpjekur dhe kujdesur për të organizuar një sërë konferencash dhe mbledhjesh ndërkombëtare ku janë diskutuar probleme të ndryshme dhe janë kërkuar rrugët e zgjidhjes së tyre. Në këtë kuadër Görmez ka arritur të jetë një zë i fuqishëm kundër DAESH-it, organizatë kjo që është një nga problemet më të mëdha të botës Islame.

Duke përgatitur edhe një raport të gjerë ndaj DAESH-it, Görmez ka arritur që të gjitha shërbimet fetare të jenë të informuar kundër rrezikut që DAESH sjell kundër Islamit.

Doktrinën e quajtur “Selefilik” dhe që prej 50 vitesh është e përhapur në botë Görmez e quan si një rrezik potencial për botën Islame dhe se në lidhje me këtë ka kërkuar rishikimin e planeve mësimore në shkolla. Në të gjitha platformat ai ka vënë në dukje rrezikun e kësaj doktrine si dhe ka lançuar rëndësinë e pranisë së “mëshirës e cila sipas tij vjen përpara arsimit”.

– Ëndrra më e madhe e tij është formimi i “Universitetit Ndërkombëtarë Islam”

Pas problemeve të përjetuara dhe si rrjedhojë humbjes së të qenit si qendër e arsimimit në fushën e fesë të Damaskut, Bagdadit dhe Kajros ka lindur një nevojë në lidhje me këtë.

Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë duke u nisur nga kjo nevojë synon ngritjen e “Universitetit Ndërkombëtarë Islam”. Görmez ka deklaruar se infrastruktura për universitetin i cili planifikohet të hapet në Stamboll pothuajse ka përfunduar dhe se shumë shpejt pritet të kalojë në jetë si projekt.

– Lufta kundër “sturkturave paralele”

“Strukturat paralele” para zgjedhjeve të 7 qershorit bënë një fushatë të madhe kundër Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë. Në këtë kuadër ata nxorën shumë dezinformata në lidhje me makinën e këtij institucioni.

Pas këtyre polemikave Görmez e dorëzoi makinën të cilën këto struktura e quanin si luksoze, por kundër këtij gjesti Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdoğan i dha një tjetër automjet.

– Liderëve të G20 letër të hapur-

Görmez nuk nguroi të dërgojë edhe një letër të hapur ndaj liderëve të vendeve të G20 të ndodhur në Antalia për të marrë pjesë në Samitin e G20. Në këtë letër ai vuri në dukje se Turqia ka pranuar më shumë se dy milionë azilantë. Në vazhdim të letrës së tij ai shkruante: “Deti që ju shihni nga dritarja e hotelit ku ndodheni është bërë varr për shumë qenie të pafajshme. Shumë trupa të pafajshme njerëzish dhe fëmijësh dolën në breg bashkë me mëshirën. Un shpresoj që këto trupa të pa jetë të cilët ikin nga bombardimet dhe dalin në breg me anë të dallgëve të detit do të jetë një nga temat e para të këtij Samiti”.

Ndërkohë edhe vajzat e Görmez komentuan babain e tyre duke e quajtur atë si një mësues të mëshirshëm dhe me dhimbsuri.

Vajzat Görmez ndër shumë fjalëve të ëmbla dhe shpjegimeve në lidhje me personalitetin e babait të tyre thonë se me këtë detyrë babai i tyre ka veshur një “mantel prej zjarri” dhe se mbajtja e saj është një gjë shumë e vështirë.

Shekulli Agency