“346 goditje ndaj 82 objektivave të DAESH-it”

sir-4533Avionët e Forcave Ajrore Turke në kuadër të Operacionit “Mburoja e Eufratit” të Forcave të Armatosura Turke (TSK) kanë bombarduar objektivat e terroristëve në Siri nga të cilat dy në Uvajshijah dhe 1 në İhtimalat, ku si rezultat janë neutralizuar elementët e DAESH që ndodheshin në dy ndërtesa që përdoreshin si pozicione zjarri dhe vend komande si dhe është shkatërruar një objektiv i municioneve të armëve.

Në një deklaratë të publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë janë dhënë informacione në lidhje me ditën e 36-të të Operacionit “Mburoja e Eufratit”. Në deklaratë theksohet se që nga ora 18.00 ka vazhduar operacioni i përparimit në drejtim të jugut nga Grupi i 5-të i Forcave Speciale, pjesë e Forcave të Armatosura Turke.

Në deklaratën ku vihet në dukje se ndaj 82 objektivave të DAESH-it të përcaktuara me mjete të zbulimit dhe të vëzhgimit, me elementët mbështetës të zjarrit janë kryer 346 goditje me obuzët “Stuhia” theksohet se që nga fillimi i operacionit e deri sot janë bërë 5.437 goditje ndaj 1.419 objektivave.

Arrihet kontrolli në El Ejjubijjah

Ndërsa bëhet e ditur se opozitarët me mbështetje intensive tokësore dhe ajrore në kuadër të Operacionit “Mburoja e Eufratit” kanë arritur të rimarrin përsëri kontrollin në vendbanimin lokal El Ejjubijjah në lindje të rajonit Rai. Gjithashtu mësohet se si rezultat i sulmit intensiv që ka ndërmarrë organizata terroriste DAESH ka arritur të rimarrë përsëri nën kontroll vendbanimin lokal Tall Ar në jug të rajonit Rai.

Ndërsa nga forcat e koalicionit theksohet se si rezultat i tre sulmeve ajrore të ndërmarra ndaj objektivave të DAESH-it në rajonet Rail dhe Tulajlin është neutralizuar një element i DAESH si dhe janë shkatërruar një shpërthyes dore artizanal (EYP) dhe një ajror si dhe është shkatërruar një ndërtesë.

Shekulli Agency