2016-ta viti më fatal për PKK, terroristët humbën qindra strehimore dhe mijëra pjesëtarë

Pjesëtarët e forcave të sigurisë turke në operacionet tokësore dhe ajrore që nga fillimi i vitit kanë shkatërruar 451 strehimore të PKK-së në mbarë vendin

111-pkk-fdhhguPjesëtarët e forcave të sigurisë turke në operacionet tokësore dhe ajrore nga 1 janari deri më 28 nëntor të këtij viti kanë shkatërruar 451 strehimore të organizatës terroriste PKK në mbarë vendin.

Komandot dhe ekipet speciale gjatë bastisjeve kanë shkatërruar fortesat e PKK-së separatiste në të cilat terroristët kishin fshehur municione dhe pajisje të tjera.

Në këtë periudhë janë konfiskuar 189 pushkë këmbësorie të modeleve të ndryshme, 97.350 plumba për armët në fjalë, 40.960 kilogram nitrat amoni, e cila përdoret për përgatijen e bombave, 207 eksplozivë të përgatitura me dorë, 338 granata dore, 376 raketa-hedhës, miliona rrënjë kanabis, drogë në formë tabletash, veshje dhe dhjetëra ton ushqime.

Militantët e organizatës gjatë vjeshtës tërhiqen në strehimore ku kalojnë muajt e dimrit. Gjatë kësaj periudhe, terroristët kalojnë trajnim ideologjik dhe përgatiten për sulmet terroriste, ashtu që strehimoret i braktisin me ardhjen e pranverës.

Pjesëtarët e PKK-së terroriste strehimoret i kanë kryesisht në lindje dhe juglindje të Turqisë.

Në operacionet e kryera gjatë vitit në disa rrethe turke, në Dijarbakir janë shkatërruar 118 strehimore, në Bingol 66, Bitlis 52, Tuncel 43, Mus 29, në Hakari 26, në Batman 23, në Sirnak 25, në Mardin 14 në Kars 18, dhe në Gumushane gjashtë strehimore.

Nga pesë strehimore u shkatërruan në Agri, Van dhe Izmir, dhe nga katër në Igdir dhe Siirt. Në Osmaniye dhe Erzurumit u shkatërruan nga tre dhe dy strehimore të PKK-së në Antalia. Janë shkatërruar edhe pajisjet që u gjetën në to.

Duke përdorur strategjinë “kudo dhe në të gjitha rrethanat” pjesëtarët e forcave të sigurisë kanë shkatërruar shumë vende të fshehta, ndër të cilat edhe ato për të cilat për shumë vite janë konsideruar si të paarritshme.

Gjithashtu viti 2016 ishte viti kur i janë shkaktuar goditjet më të rënda organizatës terroriste dhe viti kur kjo organizatë kishte më shumë humbje.

Kjo organizatë terroriste më parë ka organizuar sulme kryesisht në zonat malore, ashtu që më vonë luftën e transferuan në qytete dhe kështu rrezikuan popullsinë. Përveç humbjes së qindra strehimoreve, organizata ka humbur mijëra anëtarë të saj.

Shekulli Agency