Parlamenti Evropian (PE) dhe Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) ranë dakord për rritjen e luftës kundër terrorizmit dhe krimit duke përditësuar Sistemin Informativ Shengen (SIS).
Në një deklaratë nga Këshilli i BE-së theksohet se përditësimet e reja që do të bëhen në SIS do të japin mundësinë për monitorim më të mirë të kalimeve në kufijtë e BE-së.
Gjithashtu kontribute të rëndësishme do të ofrohen për punonjësit e policisë në drejtim të kapjes së terroristëve dhe kriminelëve dhe sigurimin e mbrojtjes për fëmijët e zhdukur.