BE paralajmëron Trumpin

Bashkimi Evropian (BE) ka paralajmëruar kundërpërgjigje të shpejtë nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vendosin tarifa shtesë ndaj mallrave evropiane.

“Natyrisht, nëse SHBA zbaton tarifa shtesë ndaj mallrave me origjinë nga Evropa, BE do të përgjigjet me shpejtësi”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Daniel Rosario, në brifingun ditor për media.

Presidenti amerikan Donald Trump më herët ka thënë se do të zbatojë 25 për qind tarifa shtesë për automobilat e importuar nga BE-ja.

Muajin e kaluar, kreu i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker u takua në Shtëpinë e Bardhë me Trump për t’i diskutuar marrëdhëniet ekonomike.

Shekulli Agency