Xhes Bejli: Jemi duke punuar që t’i ndihmojmë Maqedonisë

bejliJemi duke punuar që t’i ndihmojmë Maqedonisë të shkojë përpara drejt anëtarësimit në NATO dhe BE që ta tejkalojë krizën politike, porositi mbrëmë në shënimin e Ditës së pavarësisë së SHBA-së, ambasadori amerikan, Xhes Bejli.

“Jemi duke punuar që t’i ndihmojmë Maqedonisë të shkojë përpara drejt anëtarësimi në NATO dhe BE. Kjo do të thotë se është duke u punuar për krizën politike të Maqedonisë, për përforcimin e qeverisjes të së drejtës dhe institucioneve demokratike siç është theksuar në Marrëveshjen e Përzhinës. Këto angazhime kanë dominuar pas lajmeve, por ne gjithashtu e dimë se Maqedonia është shumë më shumë se ajo që shkruhet në titujt e lajmeve.

Maqedonia është populli i saj, trashëgimia e saj, bukuritë e saj natyrore të Malit Sharr deri në Liqenin e Dojranit, nga Liqeni i Ohrit dhe i Prespës deri në Osogovë. Që ta njoftojmë dhe kuptojmë Maqedoninë, duhet ngritur shikimin prej preokupimeve tona ditore dhe ta çmojmë këtë bukuri që na rrethon. Unë jam i bekuar që mund ta bëjë këtë prej këtu, çdo ditë”, theksoi Bejli.

Shekulli Agency