Vuçiç reagon ndaj deklaratës për anëtarësimin e Kosovës në OKB

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, reagoi dje ndaj deklaratave të ambasadorit amerikan Michael Kirby, se Kosova duhet të anëtarësohet në OKB.

vuc-35546Kreu i qeverisë serbe u shpreh sot para mediave se Serbia ka politikën e saj dhe nuk do të tërhiqet prej saj.

“Gjithçka çfarë mund të them këtë mëngjes është se për ne si vend i vogël nuk është aspak e lehtë për t’iu përgjigjur asaj se çfarë ka thënë Kirby. Mund të them që Serbia ka politikën e vet. Ne respektojmë politikën e Shteteve të Bashkuara, ata janë superfuqia e botës, por ne kemi një politikë dhe do të qëndrojmë në politikën tonë”, deklaroi ai.

Ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby, më herët ka dhënë një deklaratë, ku ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve Prishtinë-Beograd përfshin edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Shekulli Agency