Vuçiç: Nuk kam informacione për arrestimin e personave nga Serbia

Policia malazeze ka arrestuar 20 persona nga Serbia, ndërsa një është në kërkim, nën dyshimet se në territorin e Malit të Zi kanë kryer veprën penale të themelimit të organizatës kriminale dhe veprën penale të terrorizmit

vucic-56444Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, ka theksuar se “Nuk ka asnjë informacion për arrestimin e 20 personave nga Serbia” në Mal të Zi, të dyshuar për planifikimin e sulmeve të armatosura në ditën kur në këtë vend po mbahen zgjedhjet parlamentare.

Policia malazeze ka arrestuar 20 persona nga Serbia, ndërsa një është në kërkim, nën dyshimet se në territorin e Malit të Zi kanë kryer veprën penale të themelimit të organizatës kriminale dhe veprën penale të terrorizmit. Këtë informacion sot e konfirmoi drejtori i Policisë së Malit të Zi, Slavko Stojanoviç.

Kryeministri serb ka thënë se për arrestimet e lartpërmendura e ka informuar Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë. “Është për tu habitur dita në të cilën ka ndodhur kjo, dhe kjo është e gjitha unë do të them”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se “Nesër do të komentojë rreth ngjarjes, pasi të kenë përfunduar zgjedhjet në Mal të Zi.”

Në Mal të Zi sot janë duke u zhvilluar zgjedhjet parlamentare.

Shekulli Agency