Vuçiç mandatohet për formimin e qeverisë së re të Serbisë

sh-tomislav-nikolicPas konsultimeve me përfaqësuesit e partive politike të cilat kaluan pragun zgjedhor në zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi, Presidenti Tomislav Nikoliç deklaroi se ka vendosur që të mandatojë Aleksandar Vuçiçin për formimin e qeverisë së re.

“Gjatë të gjitha bisedimeve që zhvillova, vetëm Aleksandar Vuçiç shpalosi programin qeveritar se si duhet të punojë qeveria, ndërsa të gjithë të tjerët kishin ardhur të vetëdijshëm se SNS ka fituar më shumë mandate për çka vendosa që mandatin për formimin e qeverisë të ja besoj Vuçiçit, përfaqësuesit të listës “Serbia Fiton”, sepse më bindi se ka shumicën dhe në këtë rast jam i obliguar të veproj kështu”, tha Nikoliç. Ai ka shtuar se zgjedhjet kanë kaluar në një atmosferë demokratike dhe se tani mbetet të konstituohet Parlamenti dhe Qeveria.

Shekulli Agency