Vizita e Hahn/ Berisha: Rama zbuloi që duhet dialoguar me opozitën

berisha-4633Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka thënë sot pas përfundimit të seancës parlamentare se u desh vizita e komisionerit Johanes Hahn që Edi Rama të kuptojë se duhet dialoguar me opozitën. Berisha tha se opozita kërkon zbatimin e Kushtetutës, e cila fillon me dërgimin në gjykatë të mandateve të deputetëve Rakip Suli dhe Valentina Leskaj në Kushtetuese.

“Parlamenti ka hypur në lokomotivën Leskaj. Cdo gjë  vendosin interesat e krimit të kusarëve të shtetit. Edi Rama si kreu i meduzëz dhe në ndihmë të sivllahut Kokëdhima, krijon këtë situatë absurde. Ai ka asgjësuar ligjin për konfliktin e interesit. Kushtetuta qoftë penale, qoftë civile, janë kodet e procedurës penale dhe civile, janë ato që garantojnë mirëfunksionimin e shtetit ligjor. U desh të vij Hahn që Rama të bëjë zbulimin e madh se Shqipëria paska opozitë dhe se kryetari i opozitës u dashka ftuar në dialog edhe pse kreu i opozitës e ka ftuar disa herë kreun e mafias Edvin Kristaq Ramën. “, tha Berisha

Shekulli Agency