Turqia i zgjat dorën e ndihmës Maqedonisë

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve u mor vendimi për dërgimin e ndihmave drejt Maqedonisë e cila po lufton për t’u rikuperuar nga fatkeqësia

kot-tika-654Nga Drejtoria e Përgjithshme Turke e Vakëfeve u dërguan katër mijë pako me ushqime të thata dhe një mijë pako me produkte themelore për pastrim dhe ndihmë për familjet e prekura nga fatkeqësia e përmbytjeve që ndodhi në Shkup dhe rrethinë.

Si pasojë e fatkeqësisë së përmbytjeve që ndodhi në Shkup dhe rrethinë më 6-7 gusht shumë zona ngelën nën ujë, ndërkohë humbën jetën 22 persona.

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve u mor vendimi për dërgimin e ndihmave drejt Maqedonisë e cila po lufton për t’u rikuperuar nga fatkeqësia.

Në këtë drejtim, më 12 gusht në Maqedoni u dërguan katër mijë pako në peshë prej 21,5 kilogramësh me ushqime të thata në të cilat kishte produkte të qëndrueshme themelore, si dhe një mijë pako me produkte për pastrim dhe ndihmë.

Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve, krahas Turqisë, realizon restaurime dhe shërbime bamirësie edhe në emër të vakëfeve që janë jashtë Turqisë, por që ishin themeluar në territoret e Perandorisë Osmane.

Shekulli Agency