Turqi, referendumi mund të vendos fatin e sistemit presidencial

Kryeministri turk Davutoglu pas fitores së Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit do të ndjek ndryshimet kushtetuese për të rritur rolin e presidentit

İbrahim-KalınZëdhënësi presidencial i Turqisë, Ibrahim Kalın ka deklaruar se ndryshimi i mundshëm në sistemin e qeverisjes së vendit mund të vijë nëpërmjet referendumit, raporton Anadolu Agency (AA).

Kalin deklaroi sot para gazetarëve në Ankara se diskutimi për vendosjen e sistemit presidencial në Turqi nuk do të mbahet pa përfshirë qytetarët. “Në qoftë se mekanizmi i saj është referendumi, atëherë do të mbahet referendum”, tha ai.

Ai po ashtu tha se disa marrëveshje lidhur me sistemin presidencial mund të bëhen edhe përmes Parlamentit të Turqisë, por ai nënvizoi se kjo çështje do të “konludohet në diskutime dhe pas konsultimeve me kombin tonë, duke marrë parasysh pikëpamjet dhe bindjet e tyre”.

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu në fjalimin e tij pas fitores së të dielës tha se Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit do të ndjek ndryshimet kushtetuese për të rritur rolin e presidentit.

“Është e qartë se sistemi i tanishëm nuk plotëson nevojat e Turqisë. Kjo këmishë është shumë e ngushtë për këtë vend”, tha Davutoglu.

Partia e Zhvillimit dhe Drejtësisë ka kërkuar që të kthejë Turqinë nga demokracia parlamentare në sistem presidencial që kur bashkë-themeluesi i partisë dhe ish kryeministri, Recep Tayyip Erdogan u bë president në gusht të vitit 2014.

Ndonëse fitoi shumicën parlamentare në zgjedhjet e së dielës, Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit duket se ka 13 deputetë më pak se numri i nevojshëm prej 330 deputetëve për të çuar përpara referendumin mbi reformën kushtetuese.

Shekulli Agency