Troshanovski: Qytetarët e Maqedonisë gjithnjë e më pak i besojnë Evropës

Qytetarët e Bashkimit Evropian Maqedoninë e perceptojnë përmes krizës ekonomike, problemet me refugjatët, si dhe problemin me emrin i cili lejoi që Maqedonia të pengohet në rrugën evropiane, kështu që përkrahja për BE-në me vite është ulur.

“Kjo është kështu për shkak të hedhjes së Bashkimit Evropian që të menaxhoj, me një pjesë prej sfidave globale, me një pjesë prej euro integrimit maqedonas, ku këtu ishte edhe përgjigja negative e Bashkimit Evropian ndaj revolucioneve në Afrikën Veriore, krizën e Ukrainës dhe konflikti dhe mos suksesi i ndërtimit të një politike të jashtme të përbashkët efektive rreth asaj çështje.

Taktizimi i gjatë me krizën në Ukrainë, me këtë u lidh edhe kriza e refugjatëve dhe nëse merret parasysh edhe problemi i brendshëm maqedonas me euro integrimet e bllokuara. Rezultati nga kjo është i patjetërsueshëm, opinioni i brendshëm në Maqedoni gjithnjë e më pak ka besim në kapacitetin evropian për menaxhimin me problemet gjeo-politike”, theksoi Marko Troshanovski nga Instituti i Demokracisë, Societes Civilis.

/tetovasot/

Shekulli Agency