Thirrja për armatosje/ Rama: Të hetohet Berisha

rama-786655Kryeministri Rama bëri thirrje që ish/ kryeministri Berisha duhet të vihet nën hetim për shkak të thirrjeve të djeshme për armatosje të popullit. “Shumë më kanë shkruar mua tepër të shqetësuar”-tha Rama dhe më tej theksoi se “Ka disa arsye për ta hetuar. Duhet të jenë të gjithë të barabartë para ligjit”.

Sipas Ramës, kjo thirrje bëhet për të nxitur zhëgnjime që të justifikojnë braksisjen e reformës në drejtësi. “Berisha duhet të hetohet për thirrjen për armatosjen e popullit. Në çdo vend tjetër do tq kishin sistemuar në arkivat e të shkuarës. E enjta është bërë dita e sebepeve. Sa më shumë rritet presioni nga BE për reformën në drejtësi, aq më shumë rritet edhe presioni në parlament”-tha Rama.

Sipas tij, emri i Shullazi u nxorr pas mesazhit të SHBA-ve për mbështetjen e reformës në drejtësi.

Shekulli Agency