Shtyrja e zgjedhjeve të 5 qershorit vetëm sa e ka thelluar krizën politike dy-vjeçare në Maqedoni
Analistët shprehen së ndërkomnëtarët duhet të ushtrojnë më shumë presion për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, që kjo të mos ndikojë dhe në rajon. Gjithashtu analistët kritikojnë përçarjen e shqiptarëve dhe e shohin sit ë domosdoshëm një takim mes liderve politik.
Shteti i Maqedonise po vazhdon të rrëshqasë në një krizë të thellë politike, gjë që ka rezultuar edhe me tensionimin e marrëdhënieve ndëretnike.
Vendimi i Parlamentit për të shtyrë zgjedhjet e 5 qershorit dhe shkarkimi i ministrave të opozitës nga Qeveria kalimtare nuk e ka zbutur aspak krizën politike.