Thaçi takohet me Kryeministrin e Turqisë, Binali Yıldırım

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, është takuar sot me Kryeministrin Binali Yıldırım.

Takimi është zhvilluar në rezidencën shtetërore Çankaya Köşkü. Thaçi është pritur nga Kryeministri Yıldırım në hyrje të rezidencës dhe më pas kanë patur një takim kokë më kokë.

Presidenti i Kosovës Thaçi pritet të zhvillojë një takim edhe Presidentin Recep Tayyip Erdoğan.

Thaçi takon Kryetarin e Parlamentit të Turqisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vizitën zyrtare në Turqi e ka nisur axhendën e takimeve me Kryetarin e Parlamentit të Madh të Turqisë (TBMM), Ismail Kahraman.

Takimi Kahraman-Thaçi, u zhvillua i mbyllur për median.

Shekulli Agency