Thaçi: Për murin në veri nuk do të diskutohet me Beogradin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi tha se për murin në veri të Mitrovicës nuk do të diskutohet me Beogradin, meqë kjo çështje, sipas tij, është çështje e brendshme e institucioneve të Kosovës.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot me rastin e 20 vjetorit të vrasjes së Heroit Kombëtar Zahir Pajaziti sot bëri homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, i cili ishte një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Hero – dëshmor shqiptar i luftës së fundit në Kosovë.

Ai me këtë rast tha se ndodhet këtu për të respektuar emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajazitin, për përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndërkaq, sa i përket çështjes se sot është dita e fundit e afatit të nxjerrë nga Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës për rrënimin e murit në veri të Mitrovicës, Thaçi tha se “Çështja e murit nuk është çështje që duhet të diskutohet dhe nuk do të diskutohet me autoritetet e Beogradit, është çështje e brendshme kushtetuese dhe ligjore dhe në autoritetin e plotë të institucioneve vendore. Por, natyrisht institucionet vendore duhet të përmbyllin procesin e asociacionit dhe demarkacionit sa më shpejtë që është e mundur në mënyrë që të hapet perspektiva edhe për liberalizimin e vizave”.

Ndryshe, në seancën e 29 dhjetorit të 2016 të Kuvendit të Kosovës ishte miratuar rezoluta për rrënimin e murit në veri të Mitrovicës, sipas të cilit, rrënimi i këtij muri ilegal pritet të ndodhë brenda muajit janar.

Shekulli Agency