Shqipëri, Gjysma e deputetëve nuk vetëdekriminalizohen

kuv-shipMë shumë se gjysma e deputetëve nuk e kanë dorëzuar formularin e vetëdekriminalizimit, kur ka mbetur vetëm një javë nga mbyllja e afatit ligjor për vetëdeklarimin e zyrtarëve.

Cdo grup parlamentar ka pasur persona të caktuar të cilët kanë marrë njohuritë e duhura për plotësimin e formularit, dhe këta ekspertë kanë ndihmuar ligjvënësit që të plotësojnë drejt një formular të cilin për ironi e kanë miratuar vetë.

Në seancën e djeshme plenare shumë deputetë gjendeshin me formularët në duar, madje duke u këshilluar më njeri-tjetrin dhe me këshilltarët e grupeve. Këta të fundit janë shqetësuar për neglizhencën e deputetëve, duke nxitur plotësimin sa më të shpejtë të formularëve.

Pas plotësimit, deputetët duhet të paraqiten personalisht në KQZ, ku u dorëzojnë raportin, dhe të marrin një vërtetim për këtë dorëzim. Pak më herët KQZ deklaroi se vetëm 13 për qind e personave që i detyron ligji e kishin dorëzuar formularin.

Shekulli Agency