Shpëtim Idrizi: Rishohim koalicionin nëse nuk merret në konsideratë çështja Çame

Idrizi-Rama-Kreu i PDIU tha se do të kërkojë interpelancë me kryeministrin Rama për çështjen çame, ndërsa paralajmëron se nëse qeveria nuk merr në konsideratë kërkesën për varrezat çame, atëherë PDIU do të bllokojë ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë u shpreh gjatë një interviste në ORA News.

Idrizi thotë se nga marrëveshja mes dy vendeve po përfiton vetëm pala greke nga Traktati I miqësisë I firmosur 18 vjet më parë.

Duke folur edhe për qeverisjen në koalicion Idrizi thotë:. Sa i përket çështjes së Ministrit, sigurisht që pesha jonë specifike, grupi jonë parlamentar e bën të natyrshme kërkesën tonë që sa herë të ketë kompozime qeverie në të vlerësohemi me peshën tonë specifike.

Në ketë intervistë Idrizi tha se çështja Çame është në programin e qeverisë dhe kërkoi sërish që emigrantëve tu njihet e drejta e votës.

Shekulli Agency