Reforma në Drejtësi përfshihet në kalendarin 3 javor të Parlamentit

sh-kuvendi-shqiperiseDrafti për Reformën në Drejtësi është përfshirë në kalendarin e punimeve 3-javore të parlamentin. Miratimi për futjen e Reformës në Draft u krye sot në Konferencën e Kryetarëve.

Mësohet se opozita ka kundërshtuar duke kërkuar konsensus për rekomandimin 88 të Venecias. Kreu i Kuvendin, Ilir Meta theksoi se 7 ligjet që shoqërojnë paketën nuk janë futur në kalendar. Ato do të votohen në fund të seancës së sotme parlamentare.

Tashmë, drafti i “Drejtësisë” pritet të hidhet për votim brenda 3 javëve të ardhshme. Opozita shprehet kundër këtij drafti me argumentin se moszbatimi i rekomandimit 88 të Venecias do të sjellë kapjen e sistemit të Drejtësisë.

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese që do ti hapë rrugën zbatimit të draftit kërkon 94 vota në parlament, vota të cilat mazhoranca aktuale nuk i ka.

Shekulli Agency