Rama zgjat në 5 vite mandatin e kryebashkiakëve

Edi-RamaQeveria  ka dërguar në Parlament projektligjin për qeverisjen vendore.

Kabineti qeveritar ka ndryshuar variantin e  propozuar herën e parë .

Është zgjatur deri në pesë vjet mandatin e kryebashkiakëve, ndërsa një kryebashkiak ka të drejtë të garojë deri në tre herë, nga dy herë që ishte parashikuar në variantin e parë.

Projektligji parashikon që mandati i kryebashkiakut, nga katër vjet që ishte, shkon në pesë vjet.

Rama ka bërë këtë gjë , pasi kontrollon shumicën e njësive vendore.

“Drafti sanksionon për herë të parë “kufizimin e mandatit” për kryetarët e bashkive në vetëm tri mandate radhazi. Ky mekanizëm në kushtet e një demokracie akoma jofunksionale në Shqipëri garanton konkurrencë dhe hapje të garës për kandidatura të reja dhe alternativa dhe përmirësim të qeverisjes demokratike në nivel lokal. Modeli i ndjekur në projektligj bazohet në modelin italian, i cili kufizon mandatet e kryetarëve të bashkive në vetëm dy mandate radhazi (mandati është 5-vjeçar)”, thuhet në projektligj.

Shekulli Agency