Rama u ndan detyrat e reja sekretarëve organizativë

rama-asambleja-jpgKryesocialisti Rama mblodhi sot në mëngjes sekretarët organizativë të Partisë Socialiste, për t’iu dhënë detyrat e reja.

Në takimin që zgjati për afro 70 minuta, mësohet se Rama ka ndarë detyrat sipas profileve përkatëse, pas zgjedhjes së tyre dy ditë më parë, gjatë mbledhjes së Asamblesë Socialiste.

Në mbledhje mësohet se ishin Sekretari për Organizimin Administrativ, Bashkim Fino,  ai për Organizimin Dixhital, Alfred Peza,  Sekretari për Organizimin e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhëniet me Koalicionin, Musa Ulqini, Sekretarja për Rininë, Elisa Spiropali, Sekretari për Reformën Strukturore dhe Emigracionin, Koço Kokdhima, Sekretarja për Koordinimin Elektoral, Blerina Gjylameti dhe Sekretari Kombëtar për Programin, Ilir Beqaj.

Shekulli Agency