Rama: Ja pse Kerry nuk e takoi Metën, Presidenti doli vetë

rama-76555Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka komentuar vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, dhe mungesën e takimit të tij me kryeparlamentarin Ilir Meta. Në një intervistë në emisionin “Dritare”, Rama tha se nuk ishte parashikuar asnjë takim me kreun e Kuvendit. Sipas Ramës, as me Presidentin e Republikës nuk ishte parashikuar takim, por ky i fundit ka dalë vetë në aeroport.

“Ilir Meta është figura numër dy e shtetit dhe do të ishte e habitshme nëse do vinte kryetar Senati apo Kongresi dhe nuk takonte Metën. Por vjen sekretari i Shtetit dhe takon kryeministrin dhe kryetarin e opozitës, është normale. Takoi dhe Presidentin, kur ky i fundit i doli përpara në aeroport”,

Shekulli Agency