Rama është për ambasada të përbashkëta të Kosovës dhe Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në ceremoninë e inaugurimit të Shërbimit Konsullor Onlajn deklaroi dje përpara trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, se Shqipëria dhe Kosova do të fillojnë të operojnë me ambasada të përbashkëta.

“Nëse dikush mendon se kjo është Shqipëria e Madhe, ky është problemi i tij”, u shpreh kryeministri shqiptar.

Në ceremoninë inaugurimit të Shërbimit Konsullor Onlajn, kryeministri Rama theksoi se kjo risi do të sjellë reduktim të ndjeshëm të kostove për shtetin, ndërkohë që do të ofrojë më shumë shërbime për qytetarët.

Shekulli Agency