Qeveria sot përsëri do të huazoj para

111-parlamenti-shkupMinistria e financave sot do të kërkoj huazim të ri gati 9 milion euro nga kreditorë vendorë. Nga fillimi i vitit, qeveria ka mbajtur dy ankande në të cilat bankat vendore, fonde, shoqëritë pensionale, kompanitë e sigurimit dhe kreditorë tjerë kanë grumbulluar 22 milion euro më shumë se sa ka kërkuar. Zëvendësministri teknik i financave Kire Naumov në disa raste ka paralajmëruar kreditorë vendorë të kenë kujdes me blerjen e obligacioneve sepse, siç paralajmëroi të gjithë huamarrjet që janë mbi shumën e shënuar do të jenë lëndë e llogaritjes ligjore.

A do të huazoj edhe sot qeveria më shumë se sa që ka planifikuar do të dihet pas mbarimit të ankandit. Borxhi publik është 43.9 për qind nga Bruto Prodhimi Vendorë. /SHENJA/

Shekulli Agency