PS sot në referendum, vendos për mandatin e Ramës

votime-65777jpgAntarët e Partisë socilaiste në të gjithë vendin janë thirrur sot në referendum, për të vendosur nëse do të ketë zgjedhje për kreun e partisë apo jo. Janë  81 572 antarë të Partisë Socialiste të cilët do të japin  mendimin dhe votën e tyre për pyetjen e referendumit  ”Kur partia Socialiste është në qeveri dhe kryetari isaj është zgjedhur kryeministër, a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i kryetarit?

Të drejtë vote në këtë referendum do të kenë të gjithë antarët e PS-së të antarësuar deri më 31 dhjetor 2015.

Kreu i PS-së nëpërmjet një statusi në facebook ka ftuar të gjithë antarët e partisë të marrin pjese në referendum për të forcuar demokratizimin e Partisë Socialiste.

Shekulli Agency