Partia Demokratike dhe opozita do të zhvillojë sot një protestë përballë parlamentit, ku do të zhvillohet seanca plenare për miratimin e buxhetit. Kreu i PD-së tha dje se protesta do të kërkohet largimi i qeverisë përmes protestave tërësisht paqësore.
Ajo do të ndahet në dy kampe, me deputetët në parlament dhe protestuesit në ambientet e jashtme të parlamentit. Ndërkohe duket se policia ka marrë masat për ndonjë trazirë të mundshme duke krijuar një gardh pranë parlamentit.
Gjithashtu, forca t speciale janë në gatishmëri duke ruajtur cdo pjesë të parlamentit dhe duke qenë të vëmendshëm për cdo mundësi të përshkallëzimit të protestës.