Prokuroria Speciale: LSDM sa më shpejtë të dorëzojë materialet

gjykata-specialeProkuroria Speciale ankohet për vështirësi gjatë punës pasi që LSDM-ja ende nuk ia ka dorëzuar materialet që prokuroria i ka kërkuar. Katica Janeva përmes një kumtese drejtuar mediave, ka bërë thirrje publike deri tek LSDM-ja dhe të gjithë ata që posedojnë ndonjë material që bie në kompetenca të sajë, t’ia dorëzojnë në afat sa më të shpejtë në mënyrë që të edhe hetimi të bëhet më shpejtë.

“Gjatë periudhës së fundit është shfaqur një interes i veçantë mbi veprimet tona lidhur me materialet që i kemi kërkuar nga LSDM-ja. Ju bëjmë me dije se bashkëpunimi me subjektet deri tek të cilët po drejtohemi është vështirësuar, prandaj gjatë mesit të muajit janar do të ju njoftojmë për qëndrimin tonë lidhur me këtë bashkëpunim të vështirësuar si dhe masat që do ti marrim për këtë gjë. Presim që materialet të na dorëzohen dhe të gjitha subjektet të bashkëpunojnë me Prokurorinë Speciale”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Speciale.

Nga kabineti i Janevës gjithashtu tërhoqën vërejtjet për etiketimet dhe akuzat që u drejtuan në adresë të këtij trupi. Prokuroria Speciale gjithashtu kërkon që mos të jetë objekt i konfrontimeve politike.

“Apelojmë deri tek të gjitha subjektet që të përmbahen nga etiketimi i kësaj Prokurorie Publike dhe të mos e vendosin atë në funksion të realizimit të qëllimeve të ndryshme politike. Kjo pasi që për momentin gjëja më e rëndësishme është që të bëjmë hetime të pavarura dhe profesionale”, qëndron në kumtesë.

Megjithë vështirësitë, nga kabineti i Janevës thonë se tashmë kanë filluar disa procedura para-hetimore për më shumë lëndë, por duke mos saktësuar se për cilat lëndë bëhet fjalë. Prokuroria Speciale nuk dëshiron të japë më shumë detaje për lëndët që po i heton për të mos dëmtuar procesin e hulumtimit. Janeva ka njoftuar se janë kryer tenderët për ndërtimin e objektit ku ajo me ekipin e sajë do të vendoset, dhe priten edhe disa certifikate të sigurisë për disa prokurorë që duhet të shqyrtojnë dokumentet të klasifikuara si sekret shtetëror./SHENJA/

Ferikan Iljazi

Shekulli Agency