Polici i Kosovës aksidenton një fëmijë

Mitrovic-6755Një fëmijë 5 vjeç është lënduar në një aksident kur është goditur nga një veturë e tipit “Passat” me targa të Beogradit.

Mësohet se fëmija është jashtë rrezikut për jetë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19 në njërën prej rrugëve lokale që shpie nga fshati Zhabar për në lagjen “Ilirida” në Mitrovicë.

Ngasësi i veturës e përfshirë në këtë aksident është polici Aleksandër Vlajiq nga stacioni policor në veri të Mitrovicës.

Zëdhënësi rajonal i Policisë Avni Zahiti e konfirmoi ngjarjen për KosovaPress por pa dhënë detaje tjera.

“Një fëmijë është goditur nga një veturë. Fëmija është jashtë rrezikut për jetë”, tha Zahiti.

Shekulli Agency