Plagoset një person me armë zjarri në qendër të Shkupit

policia-maqNë një përleshje me armë zjarri që ka ndodhur rreth orës 23.00 në afërsi të restorantit “Furna” në Qendër të Shkupit, ka mbetur i plagosur një person.

Rreth orës 22.05 në rrugën Metodij Golloganov, M.J (1976), nga Prilepi, për deri sa ka qenë në makinën e tij, duke tentuar të ndez atë, ka qenë i sulmuar nga një person i panjohur, i cili ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Plumbi e ka goditur atë në këmbën e djathtë.

I lënduari ka braktisur vendin e ngjarjes, ndërsa më pas së bashku me bashkëshorten është rikthyer dhe ka denoncuar rastin në polici.

/SHENJA/

Shekulli Agency