Piktorja turke Tülin Onat takohet me artdashësit në Tiranë

kot-655Në një mbrëmje të organizuar në ambientet e Galerisë së Arteve në Tiranë piktorja e njohur turke Tülin Onat është takuar sot me artdashësit e saj shqiptarë, ku të pranishëm ishin ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar, drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Salih Gültekin, artistë dhe artdashës të shumtë.

Në një fjalim të mbajtur në këtë takim ambasadori i Turqisë në Tiranë Bayraktar falënderoi të pranishmit dhe në veçanti piktoren Tülin Onat.

“Ndihem i vlerësuar që në mesin tonë sot kemi artisten e mirënjohur Onat e cila me pikturat e saj bashkëkohore gjendet në mesin e artdashësve shqiptarë. Onat, një nga krijueset më origjinale të pikturës turke me veprat e saj abstrakte u transmeton përmasa të ndryshme shikuesve e cila përmes simboleve shpreh ndjenja nga momente të jetës së saj”, tha Bayraktar. Ai shtoi se shpreson që një ekspozitë e tillë të ndikojë në afrimin mes dy popujve përmes artit.

Ndërsa artistja Onat në fjalën e saj falënderoi të artdashësit për prezencën si dhe kuratoren e pikturave të saj Beste Gürsu për ndihmën e dhënë në mundësimin e hapjes së një ekspozite të tillë.

Ekspozita “Qark” organizohet nga Institutit “Yunus Emre” në Tiranë, sё bashku me Galerinё Kombёtare tё Arteve, nёn kujdesin e Ambasadёs Turke nё Tiranё, mbёshtetjen e İKASD (Shoqata e Dialogjeve Ndёrkulturore tё Artit Stamboll) dhe Linjёs Ajrore Turke (THY).

Ekspozita me pikturat e viteve tё fundit tё piktores Tülin Onat do tё qëndrojë e hapur për artdashësit nё datat 14 shtator-2 tetor 2016, nё Galerinё Kombёtare tё Arteve në Tiranë.

Shekulli Agency