PE sot diskuton projektrezolutat për Kosovën e Serbinë

parlamenti-eropian-327765jpgParlamenti Evropian, sot në Strasburg do të diskutojë projektrezolutat për Kosovën dhe Serbinë, kurse votimi i teksteve të rezolutave bëhet nesër.

Mediat në Serbi raportojnë se në projektrezolutën për Kosovën përshëndetet nënshkrimi i marrëveshjes së MSA-së, pastaj Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Gjithashtu, aty i bëhet thirrje pesë vendeve që nuk e kanë njohur akoma Kosovën, ta bëjnë këtë, pasi kjo do t’i ndihmonte forcimit të stabiliteti dhe paqes në rajon.

Parlamenti Evropian gjithashtu përshëndet avancimin e Serbisë në raport me bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që është një hap i rëndësishëm përpara në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Shekulli Agency