Parlamenti i Maqedonisë miraton dorëheqjen e Gruevskit

Vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill nga shumica parlamentare arsyetohet se është pjesë e marrëveshjes politike dhe figuron në legjislacionin zgjedhor të miratuar në Parlament.

parlamenti-maqedoni-54333jpgKryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanovski, në një seancë të jashtëzakonshme konstatoi dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski të depozituar ditë më parë.

Goran Sugarevski nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë tha se me dorëzimin e dorëheqjes së tij, kryeministri Gruevski largohet nga zgjedhjet për shkak se nuk lejon pastrimin e listës zgjedhore si dhe reformat në media.

Ai akuzoi se “Gruevski me lista të pa pastruara dhe terren informativ dëshiron të falsifikojë zgjedhjet. LSDM nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 24 prillit”.

Pas konstatimit të dorëheqjes, deputeti i VMRO DPMNE-së në pushtet Ilija Dimovski, propozoi shpërbërjen e Parlamentit i cili pritet të bëhet në vijim.

Vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill nga shumica parlamentare arsyetohet se është pjesë e marrëveshjes politike dhe figuron në legjislacionin zgjedhor të miratuar në Parlament disa muaj më parë.

Dorëheqja e kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski 100 ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, është pjesë e marrëveshjes politike qershor/korrik të dakorduar mes katër partive më të mëdha politike në vend me ndërmjetësim të bashkësisë ndërkombëtare.

Shekulli Agency