Parlament/ Edi Rama qëllohet me vezë

rama-544433Kryeministri i vendit është qëlluar me vezë gjatë seancës së sotme plenare nga deputetët e opozitës. Megjithëse Garda e Republikës kontrolloi imtësisht deputetët, duket se vezët janë futur në sallën e Kuvendit.

Opozita bllokoi punimet në Kuvend pasi kërkoi që në rendin e ditës të futeshin dy aktet nënligjore për ndryshime në ligjin e dekriminalizimit.

Pasi bllokuan foltoren e parlamentin dhe shpalosën parullat “Jashtë Kriminelët”, deputetët e opozitës kanë qëlluar me vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, por sic raportohet, një nga vezët e ka goditur në kokë kryeministrin Edi Rama dhe ky moment është filmuar edhe nga kamerat e Televizionit Publik Shqiptar.

Shekulli Agency