OKH “Merhamet” mbështet tubimin ku shprehet solidarizimi me popullin turk

kot-7655Organizata Kulturore Humanitare “Merhamet” nëpërmjet një komunikate ka shprehur mbështetjen e saj për tubimin që sot do të organizohet në Shkup nga asociacioni i shoqatave turke në Maqedoni, MATUSITEB, ku do të shprehet solidarizimi me popullin turk. Tubimi mbahet në ora 20:00 në afërsi të Urës së Gurit, nga pjesa e Çarshisë. Ja edhe teksti i plotë:

“Pas ngjarjeve të fundit në Turqi, kur një pjesë e ushtarakëve bëri një tentim për grusht-shtet kundër pushtetit të zgjedhur në mënyrë legjitime dhe demokratike, me ç’rast mbetën të vrarë edhe qindra civilë, sot gjithë bota e qytetëruar ka dalë në mbrojtje të vlerave të njëmenda qytetërimore dhe demokratike, duke i dalë në krah vullnetit të lirë të popullit turk. Në këtë frymë e shohim edhe tubimin e sotëm, që do të organizohet në Shkup nga asociacioni i shoqatave turke në Maqedoni, MATUSITEB.

Nisur nga kjo, si dhe nga qasja miqësore që ka pasur populli turk përgjatë këtij fillimshekulli ndaj popujve të Ballkanit, si dhe duke vlerësuar bashkëpunimin në fushën e aktiviteteve humanitare dhe kulturore, OKH “Merhamet” e mbështet fuqimisht këtë tubim dhe u bën thirrje të gjithë njerëzve vullnetmirë, demokratë dhe dashamirës të popullit turk që ta përkrahin atë.”

Shekulli Agency