MPJ e Maqedonisë: Shtetet fqinje të merren me problemet e tyre

Në Maqedoni ka përfaqësues të zgjedhur nga qytetarët dhe ata janë faktori i vetëm legjitim në sjelljen e vendimeve. Do të ishte mirë kur koncepti i Maqedonisë i bazuar në integrimin multikulturor në shoqërinë do të zbatonin edhe vendet fqinje, thuhet në reagimin e MPJ-së së Maqedonisë, deklaratave të fundit të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe politikanëve tjerë nga rajoni në lidhje me zhvillimet e fundit në Maqedoni.

“Politikanët nga fqinjësia të cilët me këmbëngulje tentojnë ta tërheqin vëmendje nga problemet në vend, me ndezje të zjarrit te fqinjët shkojnë në kundërshtim me vlerat evropiane. Natyrisht që më tërheqëse është të merren me vendet fqinje në kushte kur vështirë se ju shkon me nevojat reale të qytetarëve në vendin personal. Megjithatë, për të gjithë do të jetë më mirë të përkushtohen në reformat që i kanë shumë të nevojshme para se të ëndërrojnë për udhëheqje dhe të krijojnë ndarje në rajon”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

Ata kanë shtuara se qëllimi i tyre nuk është futja në analiza për atë se kush përzihet ne punët e brendshme të Maqedonisë.

“Do të apelojmë tek të gjitha palët e interesuara që ta respektojnë sovranitetin dhe dëshirën e shprehur të Maqedonisë. Ata janë kompetentët e vetëm që të mbajnë vendime për shtetin. Praktika na dëshmon se vendimet e mira për vendin duhet të rrjedhin nga interesat e qytetarëve tanë. Qëndrimi i tillë është edhe në funksion të integrimit evropian të vendit. Vetëm një Maqedoni sovrane, efektive dhe efikase mund të kontribuojë në projektin i cili është masivisht i mbështetur nga qytetarët e Maqedonisë”, thuhet mes tjerash në reagimin e MPJ-së.

Shekulli Agency