Milazim Krasniqi: Ruajuni nga loja e BDI-së dhe VMRO-së

Milazim-KRASNIQINgjarjet e fundit në Shkup i ka komentuar edhe publicisti Milazim Krasniqi, i cili thotë se këto trazira janë dëshmi e qartë se me çfarë rreziqesh e ballafaqojnë udhëheqësit e papërgjegjshëm shoqërinë dhe shtetin.

“Të tillët, si presidenti maqedonas, Ivanovi, në vend se të gjejnë zgjidhje të drejta, krijojnë probleme të reja, me çka rrezikojnë jetët e qytetarëve dhe stabilitetin e shtetit që drejtojnë. Ku është parë, që presidenti, që duhet të jetë simbol i unitetit, të amnistojë kriminelët, para se të dalin në gjyq?”, shkruan Krasniqi.

Ai më tej thotë se shqiptarëve në Maqedoni u duhet shumë mençuri në këto momente.

“Si fillim duhet të ruhen nga loja e BDI-së, e cila jo vetëm që e ushqeu kaq gjatë monstrumin antishqiptar VMRO/DPMNE, por mund të përpiqet ta arsyetojë edhe Ivanovin dhe më vonë ta kthejë në pushtet Guevskin me kompaninë e tyre kriminale”, shkruan Krasniqi.

Shekulli Agency