Meta: Vendimet e LSI për Byronë e marr unë. Presim opozitën

Ilir-MetaKreu i LSI, Ilir Meta, ka është shprehur se sa herë që ka një ngërç për miratimin e projektligjeve, në media thuhet se nuk e do LSI-ja. Në një konferencë për shtyp, me homologun slloven, Meta foli për miratimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ai tha se LSI është pro miratimit të këtij projektligji  dhe pavarësisht opinioneve të deputetëve  vendimin për 19 deputet e forcës që ai drejton e ka ai dhe kreu i grupit parlamentar.

“Tani besoj dhe shpresoj të ketë mbërritur drafti në Kuvend dhe të fillojmë menjëherë procedurat. Të nisë sa më shpejt nga puna, nuk shoh asnjë problem, nuk shoh asnjë shqetësim. Sa herë që dikush nuk ka qejf të bëjë diçka, thotë e pengon LSI. Ne e kemi votuar Byronë e Hetimit në Kuvend, e kemi votuar edhe dje. Do të votojmë çdo reformë që i shërben transparencës, luftës kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar. Opinionet që mund të japë një deputet apo një përfaqësues këtu apo atje, janë mjete të komunikimit demokrat. Ne nuk i ndalojmë deputetët. Qëndrimet bazë të LSI sa i takon reformave të mëdha, i mban kryetari i saj dhe kryetari i grupit parlamentar. 19 votat tona do të jenë për reformat, me kusht që të jenë të certifikuara nga partnerët ndërkombëtarë”, tha Meta.

Kreu i Parlamentit është shprhur se LSI e do krijimin e Byrosë Hetimore por ai e shikon të pamundur që ajo të kryhet par opozitën.

“Ne pa opozitën mund ta kishim bërë në çdo kohë, por kemi të vështirë të punojmë pa opozitën, për të mos thënë e kemi të pamundur, shpresoj që opozita të sqarojë edhe një herë pozicionin e saj”,- tha Meta.

Shekulli Agency