Menduh Thaçi punon që të eliminon nga skena partitë opozitare shqiptare

menduh-thKryetari i PDSH-së, Menduh Thaci  punon që të eliminon nga skena politike partitë e vogla shqiptare në Maqedoni.

Me këtë Thaci edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare punon që ta siguron vendin e dytë te kampi politik shqiptar, menjëher pas BDI-së. Kështu vlerson për Zhurnal, analisti, Agron Ademi. Sipas tij Thaci punon që opozita të mos bashkohet.

“ Thaci ka qëllim e vet të qartë, që Lëvizja për reforma në PDSH dhe BESA asnjëher mos bashkohen dhe të mos veprojn në zgjedhjet e ardhshme. Shikoni kanë mbetur edhe 5 muaj deri në mbajtjen e zgjedhje, ndërsa opozita e partive të vogla është në gjumë. Kjo i përshtatet shumë Thacit dhe partisë së tij, pasi me këtë ai e garanton edhe një herë pjesmarrjen në Parlament”, ka deklaruar Ademi duke shtuar se partitë  e vogla do të pësojn debakël të vërtetë në zgjedhjet e prillit nëse nuk bashkohen urgjentisht.

“ Rufi Osmani ishte një figurë e fuqishme kombëtare dhe premtonte se do t’i fitoj 15 deputetë, por mezi se e mori një deputet të vetëm. Edhe partitë e vogla shqiptare nëse nuk bashkohen do kenë fatin dhe rezultatin e njëjtë. Politika nuk kërkon eufori, por punë konkrete në terren. Është fakt se partitë e vogla asnjëher nuk mund të krahasohen me militantët e Menduh Thacit të cilët në cdo kohë i sigurojnë 5-7 deputetë, Me këtë rezultat Thaci do jetë politikani më i lumtur, ndërsa partitë e vogla do të mbesin në histori”, ka deklaruar mes tjerash analisti, Agron Ademi.

Ndryshe, zgjedhjet në Maqedoni do të mbahen më 24 prill të vitit 2016-të. Partitë shqiptare në pushtet dhe opozitë deri më tani nuk kanë paralajmëruar koalicione parazgjedhore.

Ndërkohë në Maqedoni jehona e votuesve shqiptare në zgjedhje është tepër e vogël, madje ekspertët janë të mendimit se rëndë është të motivohen qytetarët që të dalin në ditën e zgjedhjeve.

Shekulli Agency