Më 12 tetor shpërbëhet Kuvendi, 21 nëntor hapet fushata parazgjedhore

kot-08888Prej sot fillon implementimi në praktikë i Marrëveshjes së Përzhinos dhe marrëveshjes së nënshkruar nga liderët e katër partive më të mëdha parlamentare dy ditë më parë. Sipas marrëveshjes 2 shtatori është afati për zgjedhjen e Qeverisë teknike që do të organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në këtë Qeveri LSDM do të ketë dy ministra dhe tre zëvendës ministra. Në të njëjtën ditë është paraparë edhe zgjedhja e kryeredaktorit të Radio televizionit të Maqedonisë ku do të ulet Santa Argirova, ndërsa po sot duhet që me punë të fillojë edhe ad hok komisioni që do të vëzhgojë punën e mediave dhe do të ketë ti dënojë ata që shkelin rregullat zgjedhore deri në ditën e votimit.

Më 12 tetor Kuvendi duhet të shpërbëhet, ndërsa kreu i Kuvendit cakton datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 11 dhjetor. Pesë ditë më vonë mediat e shtypura dhe elektronike duhet të publikojnë çmimoret për reklamim të paguar politik, ndërsa po në këtë muaj fillojnë të rrjedhin edhe afatet e KSHZ-së për përgaditjen e zgjedhjeve. Më 27 tetor publikohet për shqyrtim public lista e votuesve ku për 20 ditë tqë gjithë qytetarët, përfshirë edhe 30 mijë votuesit të cilët janë fshirë nga lista do të kenë të drejtë për tu paraqitur në KSHZ nëse nuk gjejnë emrin e tyre në listë. Më 11 nëntor KSHZ duhet të publikojë përbërjet e njësive zgjedhore, ndërsa një javë më vonë, më 18 nëntor duhet të publikohet lista zyrtare e kandidatëve për deputetë. Pas konstatimit të listës, më 21 nëntor edhe zyrtarisht hapet fushata parazgjedhore ku partitë dhe listat e pavarura do të shpalosin platformat dhe kandidatët e tyre me të cilat do të garojnë në zgjdhjet e 11 dhjetorit. Fushata do të zgjasë deri më 10 dhjetor, ndërsa në këtë ditë 24 orë do të ketë heshtje parazgjedhore. Paraprakisht më 22 nëntor KSHZ duhet tua dorëzojë partive listën përfundimtare të votuesve, ndërsa partitë do të kenë 5 ditë afat për ti dorëzuar vërejtjet e tyre. Tre ditë para zgjedhjeve, më8 nëntor KSHZ duhet të dorëzojë materialin zgjedhorë nëpër komisionet komunale zgjedhore të cilat më pas, një natë para zgjedhjeve duhet ti shpërndajë nëpër të gjitha vendvotimet. Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe pas shpalljes së rezultateve zyrtare përfundon edhe mandati 100 ditësh i Qeverisë teknike ku dy ministrat e opozitës dhe zëvendës ministrat plotësues. Nga kjo ditë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re në krye të ministrisë së punëve të brendshme do të ulet zëvendës ministri aktual.

Arben Zeqiri /SHENJA/

Shekulli Agency