Mblidhet njësia e koalicionit qeveritar/ Mungon Shpëtim Idrizi

rama-meta-346666Krerët e koalicionit qeveritar janë mbledhur sot në Vilën 30. Në takim janë të pranishëm, Gramoz, Ruçi, Erion Braçe, Arben Ahmetaj, Petrit Vasili dhe Ylli Manjani. Ajo që ra në sy ishte mungesa e kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Mësohet se mungesa e Idrizit, lidhet me pakënaqësitë e tij  me zbatimin e marrëveshjes së bashkëqeverisjes. Në seancën e djeshme, deputetët e PDIU-së nuk i votuan dekretet e presidentit për emërimet e Arben Ahmetaj dhe Milva Ekonomit në postin e ministrit të Financave dhe të Ekonomisë.

Një tjetër pakënaqësi e Shpëtim Idrizit është edhe mos marrja në shqyrtim propozimit të tij dhe deputetes Mesila Doda për ligjin e dekomunistizimit.

Shekulli Agency