MAQEDONI: Zgjedhjet e 11 dhjetorit, priten Listat e Besës, VMRO-së dhe BDI-së

fla-maqeKatër ditë deri në skadimin e afatit për dorëzimin e listave të deputetëve nga Partitë politike. Afati I fundit I dorëzimit të listave është mesnata e 11 nëntorit. Deri tani, listat i kanë dorëzuar Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, Partia Demokratike Shqiptare, Partia Liberal Demokrate e Maqedonisë dhe Lëvizja për Reforma-PDSH. LSDM mbrëmë i ka bërë të ditur emrat e bartësve të Listave për Deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit. Në njësinë e parë bartës liste do të jetë Stevo Pendarovski. I pasuar nga tre persona të partnerëve të koalicionit të LDSM-së dhe Renata Deskovska, Damjan Mançevski, Stefan Bogoev, Pavle Bogoevski dhe Ivana Tufegxhiq.

Njësia e dytë zgjedhore do ta ketë bartës liste ministrin e Brendshëm Oliver Spasovski. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Frosina Remenski do të jetë e dyta në listë para Muhamed Zeqirit dhe Ferid Muhiçit.

Në njësinë zgjedhore numër tre, bartës Liste do të jetë Lupço Nikollovski, i dyti në listë do të jetë Bllagoj Boçvarski, ndërkaq në vendin e tretë do të jetë Jagoda Shahpanska.

Ndërsa në njësinë numër katër do të kryesojë lideri i partisë Zoran Zaev. Duke lënë Hari Llokvenec të dytin në listë, ndërsa Katerina Kuzmanovska të tretën.

Në njësinë e pestë personi i parë do të jetë nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska, ndërsa vendi I dytë në listëështë I rezervuar Aleksandar Kiracovski dhe i treti për  Irena Stefkovska.

Ndërsa në njësinë e gjashtë zëdhënësi i partisë Petre Shilegov do të ketë vendin e parë. Në këtë njësi do të garojë si e dyta edhe Gylymsere Kasapi.

Në listat e deputetëve gjetën vend edhe partnerët e koalicionit të LDSM-së por edhe intelektual dhe njerëz të shquar publik.
Listat e deputetëve I ka miratuar edhe Partia Demokratike Shqiptare. Nga gjashtë njësitë zgjedhore në vend, PDSH-ja do të garojë në pesë prej tyre, ndërsa nuk do të ketë kandidatë në njësinë e katërt zgjedhore. Listat e deputetëve janë ndërthurrje e deputetëve të deritanishëm dhe emrave të rinj.

Në njësinë e parë zgjedhore, bartës liste do të jetë Idriz Orana. Në njësinë e dytë, deputeti i deritanishëm Orhan Ibrahimi. Në njësinë e tretë zgjedhore, bartës është Sami Rushidi, ndërsa në të pestën Adrian Useini. Njësinë zgjedhore numër gjashtë do ta udhëheqë kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, para Bardhyl Dautit si i dyti në listë. Në pozitat 3 dhe 4 në njësinë e gjashtë janë deputetët aktual Merale Uzairi Ferati dhe Imer Aliu.

LR-PDSH poashtu ka miratuar listat e kandidatëve për deputetë dhe duke pasur parasysh marrëveshjet me Unitetin dhe RDK-në e Vesel Memedit, përbërja e  listave do të jetë kështu. Në njësinë e parë zgjedhore bartës I listës do të jetë Zulfi Adili nga Uniteti, ndërkaq I dyti në këtë listë  vjen Arben Taravari I LR-PDSH-së, edhe pse para vetëm pak ditësh u deklarua se do të jetë i 20-ti në listë. Në njësinë zgjedhore numër dy, ende nuk janë përcaktuar emrat, por do tëjenë kandidatë nga LR-PDSH dhe UNITETI. Edhe në njësinë zgjedhore numër tre akoma nuk janë përcaktuar kandidatët. Në njësinë zgjedhore numër pesë, bartës i listës do të jetë Syrja Rushiti, ndërkaq I dyti pason Remzi Memedi. Në njësinë e gjashtë zgjedhore bartës liste do të jetë Ziadin Sela, I dyti në listëështë Vesel Memedi, ndërkaq pasohen nga Arta Toçi, Agon Ferati, Afërdita Hamza dhe Ibrahim Kolari, duke lënë edhe dy vende akoma të pa përcaktuara.

Listën për kandidatë e ka miratuar edhe Partia Liberaldemokrate. Parti kjo e cila në zgjedhjet e 11 dhjetorit do të garojë si pjesë e koalicionit opozitar, të udhëhequr nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë. Në njësinë e parë zgjedhore, në vendin e 12 të listave të koalicioneve opozitare, partia e propozoi Nikica Korubin. Në njësinë e dytë, në vendin e 17 kryetarin e të rinjëve të PLD-së Stefan Minoski.Juliana Nikollova, kryetare e Forumit të grave të PLD-së, në vendin e 6-të të njësisë së tretë zgjedhore. Në njësinë e 4, në vendin e 20,është Jasmina Milenkoviq. Në njësinë e pestë, në vendin e katër, është kryetari i PLD-së Goran Milevski.
Përndryshe listat për deputetë do t’i hartojë sonte Lëvizja BESA, në kryesinë qendrore, ndërkaq të njëjtat do të miratohen nesër në Kuvendin qendror. Partitë të cilat akoma nuk i kanë dorëzuar listat për deputetë janë dy partitë të cilat janë aktualisht në pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI.

Ajnur Bafqari /SHENJA/

Shekulli Agency