MAQEDONI, Themeluesi i VMRO-DPMNE-së: Kemi miq që na informojnë nga Kryesia e BDI-së (VIDEO)

Njëri ndër themeluesit dhe aktualisht, veteran dhe anëtarë nderi i VMRO-DPMNE-së, Mane Jakovlevski, në emisionin Faktor 24 ka deklaruar se kanë pasur njerëz brenda kryesisë së ngushtë të BDI-së që i kanë informuar lidhur me rrjedhën e mbledhjes së kryesisë.

Siç thotë Jakovlevski, këta informatorë të cilët i quan miq, kanë informuar në detaje edhe kur merrej vendimi nëse partia e Ahmetit do të shkojë në koalicion me VMRO-DPMNE-në ose jo.

Ai ka shtuar se këta njerëz e kanë informuar se 1000 për qind është sjellë vendim për koalicionim me VMRO DPMNE-në, por se një paraqitje e Edi Ramës e ka ndryshuar këtë vendim. Deklaratën e tij të plotë mund ta ndiqni në videon në vijim:

Shekulli Agency