Maqedoni – Lëvizja BESA realizon takim me Euro Ambasadorin Samuel Zhbogar

afrim-gashi-620x330Sot Sekretari Gjeneral i Lëvizjes BESA dhe bartësi i listës zgjedhore nga Rilindje me BESË në njësinë e dytë zgjedhore, Afrim Gashi, dhe anëtari i Kryesisë Qendrore, Arjanit Hoxha, kanë realizuar një takim me Ambasadorin e BE-së në Shkup, Shkëlqesinë e Tij, Samuel Zhbogar.

Ambasadori Zhbogar u njoftua për aktivitetet e vazhdueshme të Rlindjes me BESË në fushatën parazgjedhore, ku u cek edhe roli konstruktiv i BESËS në këtë proces. Rilindja me BESË ka bërë të ditur në këtë takim se deri në zgjedhjet e 11 dhjetorit do të përkushtohet maksimalisht në ruajtjen e votës si një e drejtë themelore demokratike, njëkohësisht ka kërkuar garanca edhe nga faktori ndërkombëtarë lidhur me këtë çështje.

Shekulli Agency