Maqedoni, BDI hesht për gjuhën shqipe

bdi111Bashkimi Demokratik për Integrim hesht ndaj deklaratës së zëdhënësit të Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev, i cili deklaroi dje se kjo përbërje qeveritare nuk do të votojë dygjuhësinë. Edhe pse zyrtarizimi i gjuhës shqipe vite të tëra është pjesë e platformave politike të BDI dhe ky premtim është përsëritur e ripërsëritur gjatë çdo fushate zgjedhore, BDI nuk ka dalur me sqarim nëse pajtohen ose jo me qëndrimin e partnerit të saj të koalicionit, VMRO DPMNE.  Të kontaktuar nga TV Shenja, nga BDI nuk janë përgjigjur dhe nuk kanë komentuar këtë deklaratë të Gjorgjievit.

Ndërkohë, zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev, deklaroi se Qeveria nuk ka diskutuar rreth propozimit të LSDM-së për vendosjen e dygjuhësisë në gjithë territorin e vendit. Ai madje siguroi opinionin se derisa të jetë kjo përbërje e Qeverisë VMRO-BDI, një propozim i tillë asnjëherë nuk do të kalojë në Qeveri.

“Duke pasur parasysh pozicionin momental të partisë politike VMRO DPMNE e cila është partia kryesore, bartëse dhe thelbësore e koalicionit qeveritar, ky propozim që e nxori LSDM-ja për dygjuhësinë nuk do të kalojë në seancë qeveritare në këtë përbërje.”, ka deklaruar Aleksandar Gjorgjiev, Zëdhënës i Qeverisë.

Zyrtarizimi i gjuhës shqipe u riaktualizua nga kreu i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, i cili së fundmi në disa paraqitje të tij është shprehur pro përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në vend. Deklaratat e tij hasën në reagim të ashpër nga partneri i koalicionit qeveritar të BDI-së, VMRO DPMNE-ja, e cila vlerëson se dygjuhësi është fillimin i procesit për copëtimin e Maqedonisë. Dygjuhësi, sipas zyrtarëve të VMRO DPMNE-së, do të thotë shtet dykombësh dhe me dy kushtetuta.

Shekulli Agency