LSDM nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 24 prillit në Maqedoni

Siç deklarojnë nga kjo parti, ata nuk pranojnë të shkojnë në zgjedhje pa pastrimin e listës zgjedhore dhe pa rregullim të mediave.

zaev-544333Në mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) që u mbajt sonte është vendosur që partia më e madhe opozitare në vend të mos marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 24 prillit, thuhet në njoftimin zyrtar e LSDM-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç deklarojnë nga kjo parti, ata nuk pranojnë të shkojnë në zgjedhje pa pastrimin e listës zgjedhore dhe pa rregullim të mediave.

“Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE nuk përmbushën marrëveshjes e Përzhinës. Në pajtim me marrëveshjen e Përzhinës rregullimi i mediave duhej të kryhej në fund të muajt gusht të vitit 2015. Në mënyrë shtesë zgjedhjen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor qeveria në largim e frenonte plot 5 muaj që të mos pastrohet lista zgjedhore. LSDM në zgjedhje të tilla nuk do të marrë pjesë”, thuhet në njoftimin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë.

Shekulli Agency