KSHZ-ja në mesditë duhet të vazhdojë seancën

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në mesditë duhet ta vazhdojë seancën e shqyrtimit të parashtresave të dorëzuara nga partitë politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. KSHZ-ja duhet të prononcohet për parashtresa tjera të dorëzuara nga Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja.

Deri më tani, KSHZ i refuzoi shtatë parashtresa nga Lëvizja BESA dhe tri parashtresa të shtruara nga Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja. Për një parashtresë të Lëvizjes Besa e cila ka të bëjë me një vendvotim në Gostivar KSHZ kërkoi ekspertizë grafologjike të nënshkrimit të një votuesi për të cilin është përcaktuar se ka pasur përpjekje për të votuar për herë të dytë.

Nuk u pranuan as parashtresat e LSDM-së për vendvotimet 2010 dhe 2025 në komunën e Tearcës, ndërsa pas ekspertizës së bërë në materialin zgjedhor për vendvotimin 2024 u përcaktua se numri i votave dhe i fletëvotimeve të pavlefshme përkon me numrat në procesverbal, me ç’rast edhe kjo ankesë u refuzua.

Shekulli Agency