KSHZ do të vendos për ankimimin e fundit

Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) do ta vazhdojë seancën në të cilën duhet që të shqyrtohet dhe të vendosë për ankimimin e fundit të Koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja.

Deri më tani KSHZ-ja ka pranuar vetëm një ankimim nga lëvizja Besa dhe ka anuluar votim në një vendvotim në Gostivar. Janë hedhur poshtë pesë ankimime të parashtruara nga Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja dhe shtatë nga Lëvizja Besa. LSDM-ja, megjithatë, dje ka tërhequr dy ankimime.

Me gjashtë vota “pro” dhe tre “kundër”, dje Komisioni e miratoi anikimimin nga lëvizja Besa, i cili ka të bëjë me procedurën e votimit për vendvotimin 0396/1 në Gostivar, për të cilin u kërkua ekspertizë grafologjike të nënshkruesit të një votuesi për të cilin është konfirmuar se ka tentuar të votojë për së dyti herë.

Vendimi është sjellë pasi deri te KSHZ-ja është deponuar raport nga grafologu, sipas të cilit është konfirmuar se dikush tjetër ka votuar në emër të votuesit të theksuar dhe është nënshkruar në certifikatën nga Lista zgjedhore.

Me pranimin e ankimimit shfuqizohet votimi në këtë vendvotim. Votimi do të përsëritet nëse Gjykata Administrative e konfirmon nvendimine  KSHZ-së përderisa ndonjëra nga partitë dhe koalicionet pjesëmarrëse në zgjedhje në Njësinë zgjedhore 6 e konteston vendimin e Komisionit deri te Gjykata. Sipas vlerësimeve, votimi i sërishëm në këtë vendvotim do të mund të ketë ndikim në rezultatin zgjedhor.

Mbrëmë KSHZ-ja ka hedhur poshtë ankimimin për vendvotimin 2016 në Tearcë, pasi që pas ekspertizës së materialit të përgjithshëm zgjedhor në këtë vendvotim është konstatuar se ai në tërësi përputhet me atë që është vërtetuar nga këshilli zgjedhor.

Gjatë shqyrtimit të këtij ankimimi, me kërkesë të KSHZ-së sot në seancë morën pjesë të gjithë anëtarët e Këshillit zgjedhor nga ky vendvotim me qëllim që ta vërtetojnë procesverbalin.

Seanca mbrëmë është ndërprerë për shkak se në sallën ku debatohet dëgjoheshin zhurma nga mjetet piroteknike. Para ndërtesës ku ndodhet selia e Komisionit, edhe sot janë mbledhur qytetarë të cilët protestojnë për, siç thonë, të parandalojnë që të ndërmerret vullneti i shumicës së qytetarëve.

Shekulli Agency