Kovaç: Kroacia sërish mund t’i bllokojë negociatat e Serbisë me BE-në

kovac-54777Kroacia mundet përsëri t’i bllokojë negociatat me Serbinë për anëtarësim në BE, nëse Beogradi fillon ta zbatojë ligjin e vet me të cilin dha vetes kompetenca universale për krimet e luftës në territorin e ish-Jugosllavisë dhe fillon procese kundër veteranëve kroat të luftës, paralajmëroi ministri kroat i Punëve të Jashtme, Miro Kovaç.

Siç njofton Hina, këtë paralajmërim Kovaç e dha pas takimit, të cilin bashkë me ministrin e vetaranëve të luftës, Tomo Medved,e pati me përfaqësues të shoqatave të mbrojtësve kroat.

“Rrugës drejt BE-së, Serbia nuk do të mund ta zbatojë këtë ligj dhe duhet të bashkëpunojë në gjetjen e personave të zhdukur apo të mbetjeve të tyre të vdekjes”, tha Kovaç.

Ai theksoi se të gjithë viktimat e luftrave kanë të drejtë për dëmshpërblim, ndërsa Serbia shtesë do të mund t’i respektojë dhe zbatojë vendimet e Gjykatës së Hagës.

Në pyetjen e gazetarëve se si Kroacia do të mundej ta parandalojë Serbinë për ngritjen e akuzave për krime lufte kundër veteranëve ushtarak kroatë, Kovaç u përgjigje se për këtë ekziston “mënyrë bilaterale, por edhe kornizë evropiane”. “Qeverisja e së drejtës është parim bazë i funksionimit në BE. Serbia u obligua se nuk do ta zbatojë këtë ligj të Kroacisë dhe ky obligim u bë pjesë e kornizës negociuese”, tha Kovaç.

“Nëse Serbia dëshiron të ketë progres drejt BE-së, duhet t’i zbatojë dhe t’i respektojë këtro kritere”, theksoi Kovaç, duke shtuar se çdo gjashtë muaj “do të bëhet mbikëqyrje e respektimit të këtyre vlerave nga Serbia”.

Paralajmërimi i këtillë nga Zagrebi vjen vetëm një javë pasi Kroacia deklaroi se do ta tërheqë veton e hapjes së negociatave për kapitujt 23 dhe 24 të marrëveshjes për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Shekulli Agency